Rilindja e ka kthyer vendin në qendër të trafiqeve dhe pastrimit të parave/ Luan Rama: Sipas DASH dhe FMN qeveria ka deshtuar ne luften kunder korrupsionit…

0
80

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar sot për raportet e DASH dhe FMN Shqipërinë. Sipas këtyre raporteve, Shqipëria është kthyer në qendër të trafiqeve njerëzore dhe vend për pastrimin e parave. Rama tha se është detyrë e opozitës që të ofrojë platformën e besimi ndaj shqiptarëve. Ai shtoi se qytetarët duhet të kuptojnë se rruga europiane e Shqipërisë fillon me largimin e kësaj qeverisje.

“Raporti i DASH thotë se qeveria e Shqipërisë nuk plotëson plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikut të qenieve njerëzore. Më shumë se sa konstatim, ky është një denoncim i rëndë dhe dëshmi e qartë se edhe në një fushë ku arritjet e qeverisë shqiptare kanë qenë të konsoliduara dhe të njohura botërisht, siç është ajo e luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore, falë papërgjegjshmërisë, paaftësisë në rastin më të mirë dhe të bashkëveprimit me struktura okulte të trafikimit të qenieve njerëzore, strukturat ligjzbatuese të vendit ja kanë dalë ta kthejnë Shqipërinë në realitetin e 18 viteve më pas”,- tha Luan Rama

Zëvendëskryetari i LSI-së tha se raporti FMN vë në dukje probleme serioze të ekonomisë dhe ligjshmërisë së qeverisë “Rama”. “Shqipërisë sot, gjithnjë sipas raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i mungon një sistem solid dhe i konsoliduar, i besueshëm dhe efektiv në parandalimin  e mundësive të pastrimit të parave dhe korrupsionit. Angazhimi, apo më saktë artikulimi i qëndrimit të qeverisë për amnistinë fiskale, politikat e dyshimta dhe jo transparente të partneritetit publik privat, koncesionet korruptive me kosto disa herë më të lartë sesa kostoja reale dhe skema e projektuar e amnistisë fiskale nuk do të bëjnë gjë tjetër, përveç se do të rëndojnë gjithnjë e më shumë realitetin ekonomik në vend, do të cenojnë gjithnjë e më shumë standardin dhe cilësinë e jetesës së qytetarëve shqiptarë, por nga ana tjetër do të vazhdojnë të krijojnë terrenin e nevojshëm kriminal për pastrimin e parave dhe për korrupsionin, që vazhdojnë të mbeten shumë herë më të larta nga ç’kanë qenë për fat të keq, në kohën kur erdhi në pushtet kjo kastë uzurpatore e klikës së Rilindjes”,- deklaroi Luan Rama.

Sipas tij, dy raportet ndërkombëtare tregojnë dështimin e qeverisë dhe është koha që qytetarët të reagojnë ndaj rekordeve negative ku e ka çuar vendin rilindja.

Prandaj është koha që çdo qytetar i këtij vendi t’i thërrasë mendjes dhe të kuptojë se pas ardhjes në pushtet të klikës së Rilindjes, Shqipëria ka arritur të shënojë rekorde negative në fushën e krimit, të trafiqeve, të korrupsionit, edhe të trafikimit të qenieve njerëzore aktualisht, dhe ç’është më e rënda dhe më alarmantja, ky realitet  sa vjen e bëhet gjithnjë e më i egër, gjithnjë e më diskret, gjithnjë e më alarmant”,- u shpreh Luan Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here