Reforma Zgjedhore/ Vasili: Topi është në fushën e mazhorancës për votimin e marrëveshjes

0
110

I ftuar në Ora News, nën kryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se topi ndodhet në fushën e mazhorancës tashmë për të votuar në Kuvend marrëveshjen e 5 qershorit.

Petrit Vasili: Në parlament ka një mazhorancë, që shkëmben interesat e saj, flirtet dhe punët e saj. Në 14 janar dhe 5 qershor kemi 2 marrëveshje. Katër vetë kanë qenë që kanë firmosur për marrëveshjen zgjedhore. Marrëveshja është nënshkruar në anglisht pasi kanë qenë dëshmitar edhe BE, SHBA dhe Britania e Madhe. 

Pikat e dakordësuar anë 5 qershor janë kthyer në ligj dhe ndodhen në parlament. Topi është në fushën e tyre, firmat i kanë dhënë dhe ta votojnë tani. Sikurse i votojnë ligjet e njëri-tjetrin me nga 100 e ca vota. 

Çdo ndryshim i marrëveshjes së 5 qershor e prish konsensusin e arritur. Marrëveshja është e qartë dhe këto ndryshime konsensuale miratohen pa ndryshim në sallën e Kuvendit. Tani të mbash fjalën dhe të jesh i ndershëm, është diçka shumë e vështirë për Ramën e Rilindjen, por duhet të kenë parasysh se përballjen do ta kenë me popullin. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here