Standard.al

‘Rama në Kosovë për të pastruar fytyrën e tij’, Kryemadhi: Do të hyjë në histori si njeriu që formatoi shkëmbimin e territoreve

0

E pyetur në ‘5 pyetje nga Babaramo’ në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kosovë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se Rama i ndërmerr këto veprime kur është në vështirësi dhe ka nevojë për të pastruar imazhin e tij. Sipas saj, kryeministri i Shqipërisë kërkon të hyjë në histori si njeriu që formatoi shkëmbimin e territorëve.

‘Sa herë që Rama shkon në Kosovë cenohet imazhi i saj dhe ajo që unë dua të them ishte që: a mos vallë Rama është nxitësi i akuzës ndaj Thaçit dhe Veselit? Kjo pastaj është për t’u parë.
Po pse duhet ta bënte një gjë të tillë? Çfarë interesi ka?
Ndoshta për të arritur qëllimin e tij, planet e tij për të formatuar figurën e vet si lider ndërkombëtar, duke hyrë në histori për marrjen e Çmimit të Paqes për çështjen e shkëmbimit të territoreve Kosovë – Serbi, sepse po të shikojmë është një sjellje shumë absurde e një Kryeministri’.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.