‘Rama donte ndërrimin e Metës me Batonin’-Iriqi bisedon me John Bolton

0
129

Iriqi: – Pra nuk ishte ideja e amerikanëve shkëmbimi i territoreve mes Serbisë dhe Kosovës?

Bolton: – Jo, jo. Një ditë më tha sekretarja se të kërkon në telefon kryeministri i Shqipërisë. Kush është ky, e pyeta. Një njeri i gjatë. Kaq dimë. Ngrita receptorin dhe dëgjoj një zë të dridhur që thoshte se ka pasur prej vitesh e vitesh simpati për mua. E dinte kë ekip basketbolli pëlqej, cilin shkrimtar dua, e në fund më lavdëroi mustaqet. Po i bëj dhe unë si modeli yt, më tha.

Iriqi: – Pastaj?
Bolton: – Pastaj tha që Shqipëria është dakord të ndahet Kosova. Veriun ta marrë Serbia. Dhe jugun Shqipëria, e ngacmova. Jo, jo. Jugu të ngelet Kosovë. Po mbetet e vogël fare, i thashë. Edhe San Marino e vogël është, ma mbylli gojën.

Iriqi: – Kaq të tha?

Bolton: – Më  kërkoi që dhe ai të ndërronte Metën. E kam president, por nuk më bindet, tha. Dua të ve Batonin, e kam si të shtëpisë. Edhe kur i them që më quajnë Edi, ai e mban shënim. Nuk dija si ta vazhdoja bisedën se m’u bë mendja çorap. Atëherë thirra Vuçiçin dhe Thaçin. Ky do Veriun, i thashë. Po le ta marrë, bre, tha Thaçi. Po janë aq km katror toka. Le të jenë, unë të miat i kam larg. Po ti Vuçiç ç’lëshon, e pyeta. Heq vizat për kosovarët, më shumë nuk kam ç’të bëj. Nuk m’u duk pazar i pastër. E kuptoi Rama dhe tha. Vuçiç të shkojë një herë në muaj në Prishtinë dhe të flerë te hoteli i Pacollit. Sa po binin dakord, hidhet Rama e thotë kur do ma hiqni Metën? Atje nuk foli kush. Kaq donte dhe iku. E ka fiksim Metën.

Iriqi: – Po atëherë kush e shpëtoi Kosovën?

Bolton: – E shpëtoi Berisha. Gjithçka e nxori në dritë të diellit dhe Rama e Thaçi u betuan se nuk flitej për marrëveshje.

Iriqi: – E mohuan?

Bolton: – Më tha Elez Biberaj, mos u çudit me Ramën. Ai ka foto nudo kudo e thotë s’janë të miat. Është babai i rrenës.

Iriqi: – Po Trump ç’tha për marrëveshjen?

Bolton: – Trump nuk di ç’bëhet në New York e jo më të dijë ç’bëhet në Albania. Shpesh e ngatërron me Alabaman. Moshë e madhe ai e ca gjëra i janë lagur e nuk i lëshojnë xixa./ Syri.net

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here