Prioriteti i qeverisjes së ardhshme/ Basha: Nuk premtoj mrekulli, 100 milionë euro subvencion për fermerët…

0
93

Kryedemokrati Lulzim Basha, nga fushat e Progrit, ku është takuar sot me fermerët, ka bërë një premtim, një zotim, që do të jetë prioriteti i qeverisjes së ardhshme të drejtuar prej tij.

“Prioritet absolut për qeverisjen e ardhshme , – tha Basha, – do të jetë mbështetja totale e sektorit të prodhimit rural: bujqësi, blegtori dhe sektorët e tjerë e natyrisht edhe agropërpunimi.

Po, agropërpunimi. 2000 kuintalë patate vetëm nga kjo familje, familja Dede.

Imagjinoni që këtu me anë të subvencionit të ngrihet një fabrikë përpunimi patatesh, “patatina” le të themi, siç janë bërë në Kosovë, për t’i shitur në tregun e brendshëm, për t’i eksportuar.

Një shtet në krah të punës, në krah të njerëzve punëtorëve – kjo është motoja ime dhe ky do të jetë realiteti në qeverisjen e ardhshme. Nuk premtoj asnjë mrekulli dhe nuk ka nevojë për asnjë mrekulli e as lëmoshë.

Ka nevojë vetëm për një qeveri dhe kryeministër që mendon me këta, ndien dhimbjen e tyre dhe bën gjithçka për ta.

Në programin tonë për 100 milionë euro subvencione çdo vit ne jo vetëm do ta nxjerrim fermerin shqiptar nga kriza, jo vetëm do ta ndihmojmë të konkurroje denjësisht në tregun e brendshëm, ne do ta ndihmojmë të eksportojë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here