Pandemia/ Meta jep njoftimin me rëndësi: Kam dekretuar shtyrjen e datës së skadimit të pasaportave

0
84

Presidenti Ilir Meta ka dalë në komunikimin e përjavshëm me median, duke bërë një bilanc të punës së institucionit që ai drejton.

Pjesë nga deklarata e presidentit Ilir Meta:

Duke iu shprehur ngushëllim familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre më të dashur kërkoj të respektohen me rigorozitet masat.

Është me rëndësi zbatimi i këtyre masave, sepse objektiv madhor duhet të jetë mbrojtja e shëndetit, por edhe e ekonomisë sonë.

Në funksion të këtij qëndrimi kam dekretuar me shpejtësi dy ligje javën e kaluar, njeri prej tyre miraton aktin e vlefshmërisë së pasaportave për qytetarët që u mbaron afati.

Kjo masë mirëpritet në kushtet e pandemisë, që shtetasit shqiptarë të mos penalizohen në kufij me një dokument që i ka kaluar afati.

Këtë javë kam lëshuar autorizimin për Ministrin e Jashtëm për negocimin e marrëveshjes së draft huasë për përgjigjen e emergjencës në kuadrin e pandemisë.

Njëkohësisht dua të përshëndes votimin e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të KLSH dhe më vjen mirë që kandidatura e katërt e propozuar nga Presidenti u vlerësua objektivisht. Uroj që zoti Arben Shehu ta drejtojë KLSH i paanshëm dhe i pandikuar.

Gjithashtu, para se të vija këtu kam takuar zotin Bujar Leskaj dhe e kam falënderuar për punën që ka bërë në krye të këtij institucioni.

Javën e kaluar institucioni i Presidencës i ka përcjellë institucione, opinionin e Gjykatës Kushtetues të përkthyer në gjuhën shqipe.

Dua të tërheq vëmendjen për dy prioritete: për të mos nënvleftësuar marrjen e masave më rigoroze dhe më të qarta për përballimin e pandemisë, pasi mund të kthehet në një kërcënim më të madh në ditët dhe javët që do të vijnë dhe e dyta për të plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here