‘Në zgjedhje pa koalicione’, Kryemadhi: Rama ka zero mundësi të bëjë këtë, opozita do të hyjë në zgjedhje e bashkuar

0
101

E ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli mbi propozimin e opozitës parlamentare për lista të hapura dhe hyrja në zgjedhje pa koalicione. Kryemadhi tha se kjo është një lojë e Edi Ramës i cili sipas saj po përdor deputetët që kanë marrë mandatin. Ajo tha se të gjitha sondazhet, Ramën e nxjerrin humbës dhe i frikësuar nga uniteti i opozitës ai po përpiqet të luajë siç luajti në zgjedhjet e vitit 2017.

E pyetur se çfarë strategjie do të zgjedhë opozita e bashkuar nëse Parlamenti miraton kërkesën e opozitës parlamentare për të shkuar në zgjedhje pa koalicione, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se kryeministri Rama ka zero mundësi për ta bërë këtë gjë. Ajo tha se opozita apo ‘Unitet Opposition’ siç artikulohet sot nga ndërkombëtarët do të hyjë e gjitha bashkë në zgjedhje me listat të ndara të çdo partie.

Në një rrethanë të tillë, ju si opozitë si do të dilni në zgjedhje. Si në 2017? Secili në llogoren e vet?
Kryemadhi:Të jeni të bindur që ai nuk do ta bëjë këtë gjë. Nuk ka, është 0 mundësi që ta bëjë këtë gjë. Është 0, nuk mundet. Dhe ai e di shumë mirë.
A ekziston mundësia që në një rast të tillë ju të dilni me një listë të përbashkët si opozitë?
Kryemadhi:Nuk ka. Do të dali kualicioni i opozitës së bashkuar, ‘Unitet Opposition’. Pas dakordësimit të 5 qershorit për herë të parë nga goja e ndërkombëtarëve, dëgjojmë unitet opposition. Gjithmonë kemi thënë opozita jashtë parlamentare. Sot, artikulimi ndërkombëtar është unitet opposition. Dhe nuk është vetëm unitet opposition po është Unitet Albania. Sepse shqiptarët sot më shumë se kurrë janë të bashkuar për identitetin, integritetin, të ardhmen e tyre sepse kanë nevojë që Shqipëria të mbyllë një herë e mirë të gjitha tranzicionet. Ky është momenti i fundit. Ky është një moment që vetëm kështu të gjithë shqiptarët mund të përfshihen një proces të tillë për të mbyllur këtë gjë dhe për të shkuar drejt asaj demokracia që të gjithë kemi aspiruar. Ajo që unë shikoj sot është dëshira që kanë sidomos të rinjtë dhe shumë të rinj që po kthehen nga jashtë shteti vetëm më një qëllim. Kush është qëllimi tyre? Përmbysja e këtij regjimi kriminal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here