Ndryshimi i buxhetit, Strazimiri: “Baba” len fëmijët pa bukë, dhe “shërbëtorëve” nuk ua pret milionat e eurove… se është me sedër…

0
118

Ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri ka komentuar vendimin e fundit të qeverisë për të ndryshuar buxhetin e shtetit për shkak se borxhi publik ka arritur në 80 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Përmes rrjeteve sociale, Strazimiri shprehet se nga ndryshimi i buxhetit, Rama nuk do të ndërpresë pagesat e PPP-ve, por do ndërpresë bukën e fëmijëve të Shqipërisë!

““Ndryshon sërish buxheti” … por mos kujtoni se “Baba” do ndërpresë pagesat e PPP-ve, e as do i anulojë siç i tha Lulzim Basha që në fillim të marsit!

Do ndërpresë bukën e fëmijëve të Shqipërisë!

“Baba” len fëmijët pa bukë, dhe “shërbëtorëve” nuk ua pret milionat e eurove… se është me sedër…?

#ngrehuni_dhe_bjeruni”, shprehet ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri në reagimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here