Standard.al

Kryemadhi: Loja e Ramës me deputetët qesharake, i futi në Parlament me benefite dhe mbyllje dosjesh korruptive

0

Deputetët që morën mandatin dhe zgjodhën të hyjnë në Parlament kanë marrë benefite dhe premtime nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste. Madje disa prej tyre, sipas kryetares së LSI, Monika Kryemadhi u shpreh në ‘5 pyetje nga Babaramo’ se po bëjnë presion që në zgjedhjet e ardhshme të jenë në listat e Partisë Socialiste. Për kryetaren e LSI një investigim i thjeshtë do të nxirrte në pah arsyet e gjithsecilit prej atyre që mori mandatin për të votuar një pjesë të ligjeve korruptive dhe anti-kushtetuese të qeverisë.

-A ju duket bindës pretendimi i kryeministrit Rama se do i duhet të negociojë dhe me ata që ai e quan opozitë parlamentarë për të rritur dhe me ata një konsensus?

Mua më duket pak qesharake, në fakt që zoti Rama do të negociojë me ta sepse zoti Rama i ka mashtruar që në momentin që i futi në parlament duke iu ofruar po themi benefite apo mbyllje dosjesh korruptive apo premtime të tjera që mund të jenë.
Mjafton që të shikoni, sot që kemi të ngritura sistemet e drejtësisë pra institucionet e drejtësisë së re janë shumë të kollajshme për të investiguar dhe për të verifikuar çdo deputet dhe arsyeja me të cilën ai deputet ka hyrë në atë parlament.
E dyta, ajo çka dua të them dhe që është shumë e rëndësishme, ne jemi koshient dhe e dimë shumë mirë që deputetët që kanë hyrë në ayë sallë drejtohen nga zoti Taulant Balla kështu që mos të merremi me këtë gjë. Kjo nuk është detyra jonë, kjo është detyrë e zotit Rama për vetë shkakun që të gjitha koncesionet korruptive që kanë kaluar në atë parlament kanë marrë 122 vota aq sa deputetë ka legjitim dhe jo legjitim salla e Parlamentit. Kështu që për korrupsionin mund të mbajnë përgjegjësi penale po themi të gjithë ata deputetë që kanë votuar.
Problemi është deali që mund të bëjnë midis njëri tjetrit përsa i përket presioneve për të hyrë në listat e Partisë Socialiste apo për të krijuar apo për të vendosur gjoba ndaj Partisë Socialiste me ndonjë leje ndërtimi më ndonjë koncesion apo ndonjë gjë tjetër kjo pastaj është për t’u shikuar nga mediat investigative po ashtu dhe nga elementë të tjetrë që vijnë nga sistemi i drejtësisë.
Sigurisht, që mund të them që unë e para jam për lista të hapura dhe të mos harrojmë të themi që Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë 9 ditë grevë urie dhe kemi bërë protestë paradite dhe protestë pasdite jashtë parlamentit shqiptar por sot nuk mund të flasësh për lista të hapura kur nuk është problemi i listave të hapura.
E para njëherë çështja e sistemit nuk është çështja e një grupi njerëzish, as e Monikes, as e Lulzim Bashës, as e Edi Ramës as e 10 njerëzve që duan të merren apo bëjnë një projekt diku në një shoqatë jo qeveritare marrin disa para dhe mund të flasin për të.
Çështja e sistemit zgjedhor janë shqiptarët që duhet ta zgjedhin dhe une do të doja që deputetët që kërkojnë lista të hapura të kërkonin ligjin e referendumit dhe pse jo mos të bëhej një referendum përsa i përket ligjit për sistemin zgjedhor dhe pse jo mos të bëhej një tryezë ku të diskutohej dhe analizohej.
Pastaj të flasim për listat e hapura, janë 6 propozime të hedhura për listat e hapura, për cilin variant është zoti Rama, ne nuk e dimë cili është variant që përkrah zoti Rama apo cili është varianti për të cilin flitet por e vetmja mënyrë është për të ushtruar një lloj presioni ose për të tërhequr vëmëndjen nga problemet që kanë sot shqiptarët.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.