Standard.al

Hapja e PD/ Duma: Prurjet e reja të mos cënojnë ata që kanë bërë opozitë 7 vjet

0

Afrimet dhe riafrimet e reja në Partinë Demokratike nuk duhet të cënojnë ata që në 7 vjet rresht kanë bërë opozitë. Kështu u shpreh gjatë intervistës së saj për “Çim Peka LIVE” ish-deputetja Grida Duma.

“Unë jam për figura të shkolluara në perëndim, por secili do të ketë mendimin e tij. Ky është maksimizim i aseteve që sa herë aktivizohen, me gjithë përvojën  e tyre, duhet të akomodohen përmes rregullave të lojës pa cënuar ata që kanë sakrifikuar në 7 vite, nga protesta te aktivitete konkrete. Rregullat e lojës, do të tentoja të sigurohen që asetet të mos demotivojnë ata që kanë bërë opozitë reale në 7 vjet”, tha Duma.

“PD duhet të ketë në linjën e parë studentët. Ne punojmë shumë pak në grup. Ata që studiojnë në perëndim e kanë më të fortë. Unë këtë defekt nuk ja ve PD, por shoqërisë civile.  Ne duhet të kemi tharmin e çdo përfaquesi në PD. Apriori ne duhet ti ndihmojmë ata që të futen në botën e Shqipërisë pasi herë pas here janë naiv”, u shpreh Grida Duma.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.