Dezinfektohet banesa ku u vetëflijuan nënë e bijë…

0
110

Forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur paraditen e sotme (6 korrik) në banesën ku u vetëvlijuan nënë e bijë. Do të kryhet dezinfektimi i shtëpisë dhe do të largohen plaçkat së bashku me familjarët. Historia e kësaj familje ka tronditur mbarë opinionin publik.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 korrik, ku Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe e bija Anisa Josifi 30-vjeç, u gjetën pa jetë në banesën e tyre në zonën e Kombinatit, pasi ishin vetëflijuar. Ato ishin vetëflijuar pasi besonin tek ringjallja.

Dera e banesës së familjes Josifi qëndron e mbyllur. Brenda kanë mbetur ende gjurmët e tragjedisë që u konsumua pas këtyre mureve. Fqinjët e pallateve përballë arrijnë t’i dallojnë me sy të lirë pas dritareve pa perde, dhomën dhe shtratin ku nëna dhe motra mbajtën në mënyrë makabre të pavarrosur vajzën tjetër.

Ky është shtrati, në dhomën e ferrit, ku Anisa Josifi, u dergj e pajetë për muaj me radhë. E ëma e saj, Zhaneta dhe e motra Blerta, kishin vendosur edhe këtë ventilator për të larguar insektet dhe kundërmimin e rëndë nga trupi i pajetë i Anisës. Në këtë shtrat vajza që gjet gjysmë e dekompozuar, lyhej nga e ëma dhe e motra me vaj e uthull, në pritje të ringjalljes së pretenduar.

Ajo çfarë dihet vjen nga dëshmitë e Blerta Josifit, e vetmja e mbijetuar por në gjendje të rënduar psikologjike. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se po hetohet se cili ka qenë sekti apo organizata fetare, ku bënin pjesë tre pjesëtarët e familjes Josifi. Blerta po trajtohen në spitalin psikiatrik për shkak të deklaratave të çuditshme që u ka dhënë mjekëve, por ajo është personi kyç që do të hedh më shumë dritë, në atë çka ato besonin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here