Denoncimi i fermerëve: Ministria e Bujqësisë asnjë subvencion ndërsa shpenzon 30 milionë lekë për imazhin e saj

0
78

Fermerët kane denoncuar faktin se ministria e Bujqësisë jep 30 milionë lekë për imazhin e saj, dhe nuk jep asnjë qindarkë për fermerët të cilët po jetojnë ditët më të vështira të tyre si pasojë e politikave diskriminuese të kësaj qeverie.

Denoncimi

30 milionë lekë për imazhin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Po për Fermerët ?❗

Në të bie rasti të flasësh për subvencionet e ulëta me ndonjë përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, specialist apo dhe nënpunës i thjesht ka vetëm një slogan “nuk ka lekë”, “jemi të varfër, aq buxhet kemi”, këto janë tre thënie që të gjithë ata që kanë takuar personalisht Ministrin apo Zv.Ministrat e kanë dëgjuar pasi iu kanë kërkuar rritje të subvencioneve!

Por a vallë vërtet Ministria e Bujqësisë apo Qeveria shqiptare nuk ka para për bujqësinë?

Unë them jo! Lekë ka, por ato duhen për ca gjëra tē tjera, fermerët aty janë edhe mund të presin ca!

Nuk ka papërgjegjshmëri më të madhe apo shpërdorim fondesh se kaq hapur që ndodhin në Ministrinë e Bujqësisë!

Tender për të mbikëqyrur Median apo Portalet që thonë të vërtetën për atë që nuk po bën Ministria e Bujqësisë!

Me 30 milionë lekë Ministria e Bujqësisë ka realizuar një tender për çështje imazhi ose për të gjurmuar kush i prish imazhin Ministrisë! Ndërkohë që me taksat tona në Ministrinë e Bujqësisë marrin rroga të majme një dyzinë njerëzish për PR-in e Ministrit dhe Marrëdhëniet me Median, sikur mos të mjaftonin duhej dhënë dhe një kompanie dhe 30 Milion lekë që të bëj fushat elektorale për Ministrinë!!!

Shpresoj që në raportin e javës kompania fituese t’i referojë dhe këtë shkrim Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural!

#mefermeret

#meblektoret

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here