“Çështja e teatrit është e politizuar nga Rilindja…”/ Budina: Erdhën pa brekë në b…tani na ofendojnë me ‘Armani’

0
114

Edmond Budina një nga qëndrestarët e kauzës së teatrit ka reaguar ashpër kundër qeverisë duke theksuar se shqiptarët duhet të kryejnë rotacion të vazhdueshëm duke mos i dhënë mundësi një individi të vetëm të qëndrojë gjatë në pushtet.

“Ja iku Edi Rama kush do të vijë?!. Mjafton që të iki Rama, duhet të heqim dorë nga psikologjia e 1-shit. 1-shi gjithmonë ka sjellë dëme, ndaj ne si shoqëri duhet të heqim dorë nga numri 1 njëherë e përgjithmonë. Le të iki Rama dhe të vijë tjetri nëse dhe ai nuk bën le të iki e t’ia lë vendin dikujt tjetër. Kush është kryetari adhurohet si të jetë Jezu Krishti ose Muhamedi, ndaj qytetarët duhet të jenë bashkë për të ardhmen.

Çështja e teatrit është e politizuar nga Rilindja, ata e politizuan duke thënë se godina nuk bën dhe se është thjesht një shtëpi publike fashiste. Ne iu përgjigjëm politizimit të tyre. Ky sekt i rilindjes duhet të iki njëherë e më parë. Ata që kanë qenë pa brekë në bythë tani vishen me Armani dhe na ofendojnë ne. Ndaj duhet të ngrihemi dhe ti shporrim. Ne do të përpiqemi që ky vend mos të jetë më në duart e këtij Salep Sulltani. Ne jemi këtu dhe nuk do ti lëmë.”-tha Budina për Faxnews.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here