Berisha nxjerr foton: Rregullat kundër Covid 19 nuk janë për narkozyrtarët por janë vetëm për qytetarët!

0
97

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar deputetët e maxhorancës dhe zyrtarët lokal ku sipas tij nuk respektojnë rregullat kundër COVID-19. Berisha ka publikuar disa fotot të deputetëve të PS-së, të cilët sipas tij janë mbledhur sëbashku “gju më gju”, për të festuar.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit:

Rregullat kunder Covid 19 nuk jane per narkozyrtaret por jane veten per qytetaret!

Ketu me posht keni dy foto:

Narkodeputete dhe ndrikulla te narkoparlamentit gezojne se bashku gju me gju njeri me tjetrin.

Ne foton tjeter narkobashkia e Korçes organizon me femije “Covid19 party” apo festen e infektimit nga covid19.

Duke denuar qendrime te tilla te papergjegjshme qe perhapin infeksionin, ju bej thirrje qytetareve te mos ndikohen nga keto qendrime shume te rrezikshme. Sot qe Covid 19 ne Shqiperi ka dale teresisht jashte kontrolli per shkak te keqmenaxhimit te keq nga Xhahili i Surrelit, ju bej thirrje qytetareve:
1-Te shmangin çdo grumbullim, shtrengim duarsh dhe te respektojne distancen nga njeri – tjetri.
2-Te vendosin masken sapo te dalin nga shtepia
3-Te respektojne rregullat e higjenes personale.

Kjo eshte beteje e gjate, keto masa jane jetike per te mbrojtur veten, familjen dhe mjedisin ku jetojme. sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here