Vasili ‘shpërthen’ në akuza: SPAK zgjohu, Rama dhe qeveria po përhapin pandemine, ja faktet….

0
103

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar që SPAK të hetojë Edi Ramën dhe kryebashkiakë e deputetë të Rilindjes, po përhapin pandeminë e koronavirusit.

‘Njerëzit po infektohen dhe vdesin nga Koronavirusi për shkak të vetë qeverisë dhe drejtësia fle’, shkruan Vasili në Facebook.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kanë edhe fytyre këta të qeverise dhe gjobisin qytetare e biznese për Pandeminë.

Rama me qindra policë, deputetë,kryetare bashkie tufa tufa, kryetari bashkisë së Tiranës, etj., etj., përhapin pandeminë, shkelin dhe dhunojnë vetë kufizimet me çfarë ju vjen për dorësh.

Çfarë të drejte kanë mbi ligjin këta të rilindjes.

Këta që i çanë veshët gjithë popullit për drejtësi e reformë në drejtësi, e gjoja barazi para ligjit e dreqin me të bir.

SPAK boll fjete!!

Njerëzit po infektohen dhe vdesin nga Koronavirusi për shkak të vetë qeverisë dhe drejtësia fle.

Ju të SPAK shihini Fotot, boll u trembet, bëjeni detyrën dhe çojini në burg këta genocidiste.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here