Reperi Kanye West jep lajmin e madh: Do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

0
109

Reperi dhe producenti amerikan Kanye West, bashkëshorti i Kim Kardashian, ka njoftuar kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA.

Lajmin e dhe vetë Kanye West përmes një njoftimi në Twitter ku njoftoi se do të kandidojë për president në vitin 2020, një sfidë kjo e dukshme kundrejt Trump dhe rivalit të tij demokrat, ish zëvendës presidentit, Joe Biden.

“Tani është koha të përmbushim premtimin ndaj Amerikës, duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen. Unë do të garoj për president të Shteteve të Bashkuara, duke shtuar një emoji të flamurit amerikan dhe hashtagun” # 2020VISION ”

Kanye West ka njoftuar se do të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara, vetëm 4 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve në SHBA, njoftim ky që u prit me shumë skepticizëm, por ngjalli edhe mjaft reagime. Reperi amerikan ka qenë një mbështetës i zëshëm i Presidenti të SHBA-ve, Donald Trump.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here