Standard.al

Policia arreston futbollistin shqiptar. Ja pse akuzohet

0

Një futbollist i skuadrës Ada, V. P., 29 vjeç, banues në Velipojë është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar dhe fyer arbitrin e ndeshjes pasi nuk ishte dakord me ekzekutimin e një penalltie.

NJOFTIMI

Goditi për shak të detyrës arbitrin e ndeshjes, arrestohet në flagrancë futbollisti.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin V. P., 29 vjeç, lojtar i skuadrës së futbollit Ada, banues në Velipojë, Shkodër, pasi në stadiumin e qytetit të Gramshit, gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi-Ada, ka goditur dhe fyer arbitrin e ndeshjes, shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi nuk ishte dakort me ekzekutimin e një penalltie.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.