“Kam pa mbledhur 5-6 mln lekë borxhe”, Basha: Rama kopjoi keq programin e PD. Punësimi dhe mirëqenia, janë prioriteti im i parë

0
82

Kryetari i Partisë Demokratike ka qene sot ne Korçë ku ka zhvilluar një takim me dy përfaqësues të bizneseve.

Luani tregoi se si ishte cilësuar dyqani i tij që tregton artikuj ushqimore, si biznes i madh, ndonëse sipas tij ai ishte i vetëm i punësuar aty. Ai theksoi se taksat e larta po e detyrojnë që të falimentojë.

“Ju përshëndes nga Lagja Radanec në Korçë. Ndodhem në praninë e dy sipërmarrësve, Luanit dhe të Besjanit që është sipërmarrës i ri në moshë. Dua ta nis me Luanin. Si i ke punët?” tha Basha.

Luani: Punët janë si mos më keq. Po shkoj drejt falimentimit pasi taksat janë të larta. Nga 270 mijë, kanë shkuar në 800 mijë. Ata më futën në biznes të madh.

Luani (I tregon Bashës biznesin nga brenda): A është biznesi i madh me një punëtor? Këtu punoj vetëm, më ndihmon vetëm gruaja. S’kam punëtor të tjerë, pasi nuk ka punë.
Basha: Me këto të kanë kaluar si biznes i madh!

Luani: Po ashtu.

Basha: Kryeministri ka kopjuar programin e PD, por e ka kopjuar keq.

Luani: Ne jemi të mbaruar, jemi drejt mbylljes. Këtu nuk ka njerëz. Kanë ikur njerëzit, Konsumi ka rënë, s’ka punë. Këtu në këtë bllok ka 5-6 milionë lekë borxhe të pambledhura. Janë me vite. Kërkojnë mallra njerëzish, se s’kanë bukë.

Basha: S’do të ketë taksë shtesë. Për biznesin e madh do vendosim taksën e sheshtë 9 %. Për çdo vend të ri pune, do të thotë më shumë konsum, e më shumë mundësi dhe të ardhura në jetën e njerëzve. Nisje pozitive për ekonominë shqiptare. Pa këto masa ekonomia shqiptare do të hidhet në një gropë më të thellë. Njerëzit rrezikohen përveç koronavirusit, nga pandemia e ramavirusit. Ju përshëndes nga Korça, në këtë të diel të trishtë për biznesin. Me masat e duhura, do t’ja dalim që të ringrejmë biznesin e vogël dhe konsumin. Ekonomia juaj, punësimi dhe mirëqenia, janë prioriteti im i parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here