Standard.al

“20 mijë lekë aplikimi universitar”, Kërpaçi: Qeveria e ka kthyer MASR-në, në vendin e zhvatjes dhe vrasjes së ëndrrave të rinisë

0

Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi nepermjet nje postimi ne Facebook, ka denoncuar tarifat qe duhet paguar nga studentet per aplikimin ne universitete.

Kërpaçi shprehet se qeveria e ka kthyer Ministrinë e Arsimit nga tempulli i dijes në vendin e zhvatjes dhe vrasjes së ëndrrave të rinisë shqiptare!

Postimi i plote:

Qeveria e konçesioneve dhe taksave e ka kthyer Ministrinë e Arsimit nga tempulli i dijes në vendin e zhvatjes dhe vrasjes së ëndrrave të rinisë shqiptare!

20 mijë lekë të vjetra është tarifa që qeveria detyron të paguhet nga maturantët dhe familjet shqiptare për aplikimin universitar!

Kjo është tarifa e radhës pas kostove të mbulura nga familjet e tyre me ekonomi të dobët, për portofolet e lëndëve, mësimin online dhe kërkesa të tjera gjatë vitit.

Në vend që të rrisin cilësinë e arsimit, të krijojnë hapësira punësimi dhe të mbështesin të rinjtë, këta po i çojnë të rinjtë drejt emigrimit!

Asnjë maturant nuk duhet të detyrohet të paguajë tarifa për arsim drejt një qeverie që ka luksin të shtrojë rrugë floriri, më të shtrenjtat në Europë!!

Fotografia e Floida Kerpaci

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.