Standard.al

Të shtëna me armë në një qendër tregtare, mbetet i vrarë një i mitur

0

Një fëmijë vetëm 8 vjeç ka mbetur i vrarë gjatë të shtënave me armë në një qendër tregtare në Alabama, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur dhe gjendja e tyre për jetën është kritike.

Mediat e huaja raportojnë se i mituri humbi jetën gjatë rrugës për në spital. Qendra tregtare në periferi të Huver dhe më parë ka qenë objekt i incidenteve të tilla në 2018-ën kur një agjent policie vrau një afro-amerikan të cilin e kishte ngatërruar me një hajdut.

Autoritetet shpjeguan për mediat se nuk e dinin se sa persona ishin të përfshirë në të shtënat me armë, duke shtuar se për momentin nuk ka të arrestuar.

Një nga nëpunëset e qendrës tregtare u shpreh për mediat se kishte dëgjuar të paktën shtatë të shtëna të cilat vinin nga drejtime të ndryshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.