Standard.al

Të dhënat e fundit nga Kosova! Ndërrojnë jetë 6 persona nga COVID-19

0

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht klinikat e saj ku po trajtohen pacientët e prekur nga COVID-19 kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme, 4 korrik 2020, deri në ra 17:00 kanë ndërruaj jetë gjashtë pacientë të infektuar me COVID-19.

Në Klinikën Infektive 1 pacient, në Klinikën e Pulmologjisë 2 pacientë dhe në Mjekësinë Sportive 3 pacientë.

Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti, R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)- Vushtrri, S. T. (1949) – Fushë Kosovë dhe V. SH. (1982)- Pejë.

Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.