Shqipëria ka humbur rolin e liderit në rajon dhe përgjegjësia bie mbi Ramën…

0
115

Ish-ministri dhe ish-deputeti, Tritan Shehu, deklaron se Shqipëria ka humbur rolin e liderit në rajon, duke vlerësuar se përgjegjësia bie vetëm mbi Edi Ramën.

Unë mendoj se roli i faktorit shqiptar është shumë i rëndësishëm. Pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri, ne kemi arritur në kohë rekord që Shqipëria të jetë vend demokratik, anëtar i NATO-s, Kosova të fitojë pavarësinë, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të jenë me rol shtet-formues. Roli ynë si shqiptarë ka qenë i qartë. Fatkeqësisht, sot Shqipëria ka humbur rolin e liderin në rajon, sot po ndodh që zëri i shqiptarëve të mos dëgjohet dhe zëri i qytetarëve tanë është bërë pjesë e projekteve të Vuçiç. Sot po humbin interesat e mëdha të shqiptarëve. E kam dëgjuar që thonë se SHBA ndahet nga BE dhe besoj se kjo është absurde”, deklaroi Shehu.

Tritan Shehu i ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës 24” deklaroi se koronavirusi po shkakton fatkeqësisht viktima, duke shtuar se qeveria duhet të marrë masa maksimale për të ndaluar shpërthimin e epidemisë.

Gjendja nga koronavirusi është shumë e rëndë. Situata sapo vjen dhe po agravon më keq. Mbyllja ka pasur terror psikologjik për qytetarët. Ndërkombëtarët të na asistojnë me ndihma ndaj Covid-19. Shteti duhet që të vendosë rregulla strikte ndaj virusit.

Gjendja ekonomike është lënë në rënie të lirë. Shumë shtete janë hapur, vetëm ne jemi të izoluar. Kjo është përgjegjësi ekonomike, sociale, politike. Shteti të furnizojë qytetarët me maska. Ndryshe, do gjendemi përballë të papriturave. Qeveria të ketë strategji”, tha Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here