Standard.al

‘Servilizmi, karakteristikë e ‘Zdromsave’ në PS’/ Këlliçi: Ja si Veliaj sulmonte vizitën e Bush në Tiranë

0

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi e cilëson servilizëm urimin e kreut të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj me rastin e festës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Teksa sjell në kujtesë një artikull të botuar në vitin 2007 në “Huffington Post” ku fyente dhe ofendonte shqiptarëve dhe presidentin George W. Bush pas vizitës historike në Shqipërisë, kreu i të rinjve demokratë shprehet se, njerëz të tillë shkojnë gjithmonë nga fryn era.

“Servilizmi është karakteristika më tipike e Zdromsave në Partinë Socialiste.

Njësoj siç idhulli i tij sulmoi Presidentin Trump, Zdromsi i Bashkisë Tiranë nuk e ka mbajtur gojën, ka fyer dhe ofenduar shqiptarët dhe Presidentin Bush në momentin kur ky i fundit zhvilloi udhëtimin e tij historik në Shqipëri.

Po çfarë t’iu bësh Zdromsave? Ata shkojnë gjithmonë andej nga fryn era. Disa herë e bëjnë për ego dhe herë të tjera për t’iu rënë në sy lobistëve që rrinë prapa skenave.

Lexoni fjalët që Zdromsi i Tiranës ka shkruar në 2007 për portalin Huffpost”, shkruan Këlliçi në postimin e tij.

Image

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.