Sërish dy viktima nga koronavirusi, shkon në 74 numri total…

0
98

Dy qytetare kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, të prekura nga koronavirusi dhe me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë tha se një 67-vjeçare dhe një 73-vjeçare, të dyja nga Tirana, kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv.

“Aktualisht po trajtohen 88 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar. 

Fatkeqësisht 2 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 67-vjeçare dhe një 73-vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave,” deklaroi MSH.

Deri tani janë regjistruar 74 viktima (Qarku Tiranë 41, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here