Në gjendje të rëndë te ‘Psikiatriku’, prokuroria ngre akuzë për Blerta Josifin…

0
111

Paralelisht me nisjen e hetimeve që prokuroria ka nisur për një përfshirje të mundshme të sekteve fetare në ngjarjen e rëndë që ndodhi në familjen Josifi në Kombinat, mësohet se është ngritur akuzë edhe për një nga vajzat e mbijetuara.

Mësohet se zyrtarisht prokuroria ka ngritur akuzë për 34-vjeçaren Blerta Josifi, e cila gjendet ende në gjendje të rëndë shëndetësore dhe psikike në Spitalin Psikiatrik.

 

Sipas burimeve vajza e mbijetuar akuzohet për “moskallëzim krimi”, por sipas varësisë së hetimeve gjendja penale e saj mund të rëndohet edhe më shumë duke i shtuar akuzën e “bashkëpunimit në vrasje”.

Ditën e premte Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, 56 dhe 33 vjeç, janë gjetur të vetë-flijuara në shtëpinë e tyre në Kombinat, ndërsa vajza tjetër, Blerta Josifi, në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here