Kreu i LDK lëshon shigjeta ndaj PDK: Nuk na kthen përgjigje për çështjen e Presidentit

0
127

Lidhja Demokratike e Kosovës synon ta zgjerojë koalicionin qeverisës. Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, ka deklaruar se vendi është futur në situatë e cila nuk garanton stabilitet të institucioneve, pas aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Tani jemi futur në një gjendje me shumë të panjohura, që nuk determinon stabilitet apo jo të Qeverisë, por të të gjitha institucioneve të vendit. Para së gjithash, ardhmërinë e shtetit të Kosovës”, ka thënë ai për Kohën.

Mustafa është pyetur se çfarë mund të ndodhë me pozitën e presidentit nëse Hashim Thaçi jep dorëheqje në rast të konfirmimit të aktakuzës. Ai ka deklaruar se së shpejti do të ndërmarrin hapa për të përmirësuar funksionimin e shtetit, por PDK nuk po bashkëpunon në këtë çështje nëse Thaçi duhet zëvëndësuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here