Kapet një tjetër shqiptar në Itali, shkon në 38 numri i të arrestuarve….

0
106

Karabinierët italianë në bashkëpunim me autoritetet e Antimafias kanë arritur të arrestojnë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një shqiptar, i cili ka shpëtuar fillimisht nga operacioni ‘Kulmi’, që vendosi në pranga 37 persona shqiptarë e italianë, të akuzuar për trafin ndërkombëtar droge.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Bledar Allamuça, për të cilin arratia ka zgjatur shumë pak. Në ditën e operacionit ‘Kulmi’ ai kishte mundur të largohej nga banesa e tij në komunën Policoro në provincën e Materas e të fshihej në një ambient të rrëmujshëm përgjatë argjinaturës së lumit Agri ndihmuar edhe nga bimësia e dendur.

Për shkak se e kanë ndihmuar gjykata ka vendosur urdhër arresti edhe për dy shqiptarë të tjerë, me inicialet S.S 30 vjeç e S.D 23 vjeç. Mbi të tjera personat në fjalë e kishin ndihmuar Allmuçën me ndihma financiare dhe ushqime.

Momentalisht 36-vjeçari ndodhet në burgun e Materas dhe do të vendoset në dispozicion të gjykatës italiane.

Operacioni ‘Kulmi’ më 30 qershor, i zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve italiane dhe shqiptare, bëri të mundur sekuestrimin e 40 mln eurove droge, 4 milion euro asete si prona, automjete, para kesh dhe arrestimin e 37 persona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here