Ish deputeti nxjerr videon: Propaganda vazhdon të çirret por nuk e mbulon dot të vërtetën në sytë e shqiptarëve

0
120

Propaganda vazhdon të çirret por nuk e mbulon dot të vërtetën në sytë e shqiptarëve. Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook ish-deputeti i PD, Endri Hasa, i cili denoncon ato që ai i quan manipulimet e ndihmave gjatë pandemisë.

Postimi i plote

“Propaganda vazhdon të çirret por nuk e mbulon dot të vërtetën në sytë e shqiptarëve.

Qeveria i manipuloi të dhënat e ndihmave duke shumëfishuar me deklarata dhe foto propagande çfarë u shpërnda dhe duke përvetësuar si ndihmë shtetërore atë që u shpërnda nga biznesi dhe shoqatat.

Nderkohë bashkë me gënjeshtrat as babëzia nuk u ndal!

Rezervat u furnizuan me tender sekret dhe pa garë duke përjashtuar 35099 sipërmarrje nga kompania maqedonase EuroVia që si kompani kompjuterash skishte asnje lidhje me këto sherbime por kënaqte babëzinë e kllounit dhe hajdutëve të tij.

Edi Rama është #kryeministerideshtuar! Largimi i tij është alternativa e vetme për të sjellë #ditemetemira”, shkruan Hasa në reagimin e tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here