Standard.al

“I vetmi sukses i Ramës mbeten videot me regji qendrore dhe propaganda e dalë boje”, PD: Nuk do të realizohet asnjë projekt që vjedh shqiptarët

0

Projektet rrugore “me koncesion dhe çmim stratosferik” të qeverisë aktuale nuk do të realizohen. Ky është premtimi i Partisë Demokratike, me anë të një postimi në Twitter të Alfred Rushaj, që drejton fushatën e PD-së.

Sipas tij, Edi Ramës nuk i ka mbetur gjë tjetër “veç të premtojë rrugë 3D”.

“I vetmi sukses i tij mbeten videot me regji qendrore dhe propaganda e dalë boje. Asnjë rrugë e premtuar me koncesion dhe çmim stratosferik, asnjë projekt në 3D që vjedh xhepat e shqiptarëve dhe asnjë hajdutëri e re e projektuar nuk do të realizohet”, deklaroi Rushaj..

Projekti i fundit infrastrukturor i prezantuar nga qeveria Rama ka qenë autostrada Milot-Fier, pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.