Standard.al

Eksperti: 23 mln euro/km për Milot – Fierin, katërfish më shtrenjtë se ‘Egnatia’ e Greqisë

0

Një ekspert shqiptar, që ka punuar për vite me kompani greke për rrugën tejet të gjatë “Egnatia” në Greqi, deklaroi se 1 km i koncensionit Milot-Fier do të kushtojë gati katërfish më shumë se në vendin fqinj.

Shpëtim Agolli, kreu i “Biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë” është shprehur me irritim kur ka bërë krahasimin e kostove të rrugëve midis dy vendeve dhe ka dalë në përfundimin se “ky popull as nuk e di se sa vidhet dhe as nuk e kupton se sa i varfër është për shkak të këtyre monstrave.”

Në reagimin e tij në Fb, Agolli shton edhe një post scriptum, ku në mënyrë figurative tregohet tejet agresiv me qeverinë Rama, që sapo e premtoi këtë koncesion të ri.

Agolli thotë:

Rruga Milot – Fier do të kushtojë 23 milionë euro për kilometër.

Rruga “Egnatia” në Greqi, rreth 1000 km, që fillon nga kufiri me Turqinë deri tek porti i Igumenicës, si dhe aksi Kostur – Janinë, në të cilën pata rastin të punoja për disa vite me kompaninë “Geognosi –Themeliodhomi” për studimin e fizibilitetit të kësaj rruge, e dini sa e ka koston për kilometër?! Vetëm 6.3 milionë euro! E njoh mirë këtë rrugë e cila ka standartet më të larta të ndërtimit, shumë vepra arti, ura dhe tunele.

P.s. Mos thuaj pastaj se këta nuk janë hajdutët më të mëdhenj në botë dhe në vendin më të varfër.

Ky popull as nuk e di se sa vidhet dhe as nuk e kupton se sa i varfër është për shkak të këtyre monstrave të cilët, po t’i kisha për kampion, ashtu si sundoja rrugët, do t’ua shpoja kokat, do t’i çoja në laborator, t’i shtypja me presë dhe në fund do t’ua hidhja çakejve në pyll të ziheshin njëri me tjetrin për ushqimin e gatshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.