Standard.al

Dita e Pavarësisë së Amerikës, Veseli: Përjetësisht mirënjohës SHBA-ve për atë që bënë për ne

0

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, me anë të një statusi në “Facebook” ka kujtuar 4 korrikun, ditën e Pavarësisë së Amerikës

Postimi i Kadri Veselit:

Ideja e përpjekjeve njerëzore për liri, demokraci dhe shtet të së drejtës lidhet ngushtë me datën e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është një ditë e rikujtimit të vlerava të mëdha amerikane, mbi të cilat u ndërtuan vizione dhe shpresa për tërë botën demokratike.

Kosova ka rrugën e përbashkët të partneritetit dhe miqësisë së përhershme me SHBA-të dhe ne u jemi përjetësisht mirënjohës për gjithë atë që bënë dhe po bëjnë për ne. Urimet më të përzemërta për popullin dhe shtetin amerikan!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.