Standard.al

“Covid-3 duhej të ishte hapur”, doktori i njohur: Situata nga koronavirusi shqetësuese, mungonte një strategji e qartë

0

Doktori Arjan Mezini i ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa në “News 24” deklaroi se situata nga koronavirusi mbetet shqetësuese.

Unë do e quaja situatën shqetësuese dhe si qytetar të përdorim maskën, sidomos në ambjente të mbyllura dhe të mbajmë të gjitha kushtet e higjenës. Ajo periudhë 3-mujore duhej të shfrytëzohej që cdo njeri të mund të dinte se cfarë do të bënte me hapjen. Situata është shqetësuse, dhe unë e shoh për shkak të mungesës së një strategjie të qartë.

Situata ka agravuar më tepër. Komplikacioni kryesor është pneumonia. Për cdo pacient duhet bërë diagnozë e plotë. Ka shumë pacientë që kanë pneunomi dhe nuk rrinë në spital, por ikin në shtëpi. Ata duhet të qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve”, tha Mezini.

Mjeku Mezini theksoi më tej se me rastet e reja, spitali i Covid-3 duhet të ishte hapur tashmë.

“Covid-3 duhet të ishte i hapur. Të sëmurët në moshë të re duhet që të kenë kujdes se mos e përhapin tek të afërmit që janë të moshuar, sidomos kur rrinë pranë prindërve ose gjyshërve. Ka pasur edhe nëna shtatëzënë që kanë ardhur tek Spitali Infektiv. Gjë nuk kemi dëgjuar e besoj ka dalë mirë. Me hapjen do të kishim një rritje numrash. Unë prisja që brenda 3 muajve të ishin marrë masat e të kishte kontrolle minimale. Kjo gjë nuk ndodhi, fatkeqësisht. Njerëzit u lodhën nga masat ekstreme. Njerëzit po ashtu duhet të ishin të kujdesshëm, pas hapjes”, u shpreh Mezini.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.