Berisha takon deputetin e AAK, ja çfarë është diskutuar

0
214

Ish kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim deputetin e AAK dhe ish ministrin e Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj.

Sipas asaj që shkruan vetë Berisha në postimin e tij, gjatë takimit është diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe nevojën për kompletimin e një infrastrukture moderne mes tyre.

“Takim me zotin Pal Lekaj, ish ministri i infrastruktures te Republikes se Kosoves!

Te dashur miq, une prita dhe pata nje takim miqesor me ish ministrin dhe deputetin e Republikes se Kosoves per infrastrukturen, zotin Pal Lekaj.

Zoti Lekaj me solli pershendetjet e kryetarit te AAK ish kryeminstrit Haradinaj dhe une shfrytezova rastin ti percjelle z Haradinaj urimet e mia me te mira dhe mirenjohjen time per kontributet e tij ne mbrojtjen e interesit kombetar.

Me zotin Pal Lekaj diskutuam gjeresisht mbi mundesite e medha te bashkepunimit midis dy vendeve dhe domosdoshmerise per kompletimin e nje infrastrukture moderne midis tyre. Takimi ishte i hapur dhe me mirkuptim te plote”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here