“Zero karbon në 2038″/ Parlamenti gjerman miraton projektligjin

0
120

Parlamenti gjerman miratoi sot një projektligj për ta hequr Gjermaninë nga përdorimi i qymyrit deri në vitin 2038, me gjithë kritikat nga organizatat mjedisore të vendit, të cilat duan që të veprohet më shpejt.

“Ne po nisim një projekt brezash të daljes nga përdorimi i qymyrit. Është një vendim i rëndësishëm, i cili na tregon rrugën”, tha ministri gjerman për Ekonominë, Peter Altmaier, pas votimit të projektligjit në të dy dhomat e Parlamentit, Bundestag dhe Bundesrat.

“Epoka e karburanteve fosile mbaron përfundimisht në Gjermani me këtë vendim”, shtoi ai.

Altmaier, gjithashtu, u bëri thirrje kundërshtarëve që të mos e minimizojnë këtë projektligj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here