Trajtimi i virusit nga Koreja e Veriut ishte një ‘sukses llamburitës”

0
114

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, e ka vlerësuar trajtimin  që vendi i tij i bëri pandemisë së koronavirusit si një “sukses llamburitës”.

Në një takim të Byrosë politike, ai tha se vendi “kishte mbajtur një situatë të qëndrueshme dhe parandaloi ecurinë e virusit malinjë”.

Por ai shtoi se vendit ende i duhej të qëndronte në “gatishmëri maksimale … me sytë çelët në frontin kundër pandemisë”.

Koreja e Veriut pohon se nuk ka raste të koronavirusit – megjithëse analistët më të shumtë thonë se kjo nuk ka gjasa.

Sidoqoftë, ky shtet veproi shpejt kundër koronavirusit, duke mbyllur kufijtë e tij dhe duke futur mijëra njerëz në karantinë që nga janari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here