Standard.al

Tragjedia në Tiranë, reagojnë Dëshmitarët e Jehovait: Vetëvrāsje me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë…

0

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik, ku u gjetën të vdekura nënë e bijë në Kombinat, ka ardhur dhe reagimi i Organizatës së Dëshmitarëve të Jehovait.

Në një reagim zyrtar, zëdhënësi Arben Lubonja teksa ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura, thekson se pjesëtarët e familjes Josifi nuk kanë qenë kurrë pjesë e kësaj organizate. Më tej, ai e konsideron si të pabazë dhe fyese, përpjekjen për ta lidhur këtë ngjarje me besimin e tyre.

“Në të njëjtën kohë, është tejet shqetësuese informacioni i përhapur se pjesëtarët e kësaj familjeje i përkisnin Organizatës Dëshmitarët e Jehovait.

Po informojmë mediat dhe opinionin e gjerë që po ndjek zhvillimin e këtyre ngjarjeve, se pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës tonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait.

Përpjekjet për ta lidhur këtë ngjarje, apo çdo element tjetër të saj me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait është krejtësisht e pabazë, madje fyese për besimin tonë. Dëshmitarët e Jehovait kanë pikëpamjen e Zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë.

Vetëvrāsje me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë, nuk përputhet në asnjë mënyrë me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait,”, thuhet në reagim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.