Standard.al

Teatër i shëmtuar në Parlament! I vetmi hall i kryeministrit janë koalicionet parazgjedhore!

0

Një teatër i shëmtuar u mbajt dje në sallën e Parlamentit. Nga njëra anë kryeministri dhe maxhorança të çilët luanin rolin e “ëngjëllit mbrojtës” të marrëveshjes së  reformës zgjedhore në Këshillin Politik dhe nga ana tjetër opozita parlamentare që bëntë sikur po i “digjej barku” për listat e hapura dhe demokracinë në vend. Në fakt si PS ashtu edhe opozita parlamentare kanë të njejtën kërkesë, por që të dyja palët e mbajnë të fshehur midis kërkesave të tjera lidhur me ndryshimet në kodin zgjedhor. Halli më i madh i Rilindjes janë koalicionet parazgjedhore, që nëse lejohen, e bëjnë dyfish të sigurtë humbjen e Ramës në zgjedhjet e ardhshme.  Kryeministri po mundohet të gjejë mënyrën për t’i pamundësuar me çdo kusht dhe për këtë, lojën po e sjellin sipas avazit të Rilindjes mjaft mirë “ushtarët” e opozitës parlamentare.  Këta të fundit dje bënin si të revoltuar me të gjitha palët politike, përfshi edhe “padronin” e tyre PS, duke kërcënuar për mos votimin e marrëveshjes, e cila nga ana e saj ka marrë edhe bekimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit.

Dhe është pikërisht kjo mbështetje e fortë e SHBA dhe BE për marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik që e detyron Ramën të hiqet publikisht si mbrojtës të marrëveshjes, ndërsa skutave i kërkon opozitës parlamentare që në asnjë mënyrë të mos e votojë atë.

Dje në sallë u luajt një një ndër skenat e radhës të teatrit të shpifur, ku Rilindja mundohet ti hedhë hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Pati përjashtime të deputetëve, mos dhënie të fjalës në foltore, bllokim të saj dhe e gjitha kjo për të dhënë idenë se mes PS-së e opozitës parlamentare ka konfrontim të fortë. Kur padyshim, çdokush tashmë e di, se deputetët e opozitës parlamentare nuk janë asgjë më shumë se sa një shtojcë e Rilindjes në sallën e Parlamentit.

Por me të gjitha manovrat që të mundohen, do e kenë të pamundur ndaljen e votimit të marrëveshjes, ajo ka dakordësinë e SHBA dhe BE e si e tillë do kalojë siç u ra në konsensus në Këshillin Politik.

 

Rama del zbuluar

Në fjalimin e tij në Parlament, duke folur mbi kërkesat e opozitës parlamentare për listat e hapura, edhe këto një justifikikm për të mos votuar reformën, kryeministri doli zbuluar me hallin e tij. Ai foli për problemin që ka me vagonët e trenit, pra koaliçionet parazgjedhore.  “Ju e dini mendimin tim publik lidhur me listat e hapura. Unë nuk besoj në efektin e tyre çudibërës ashtu sikundër unë mendoj që listat e hapura e ndërlikojnë në mënyrë të qenësishme proçesin e adminstrimit të votës, sepse jeni të gjithë të vetëdijshëm, jeni të gjithë dëshmitarë, kush më shumë e kush më pak, që në proçesin e administrimit të votës, sidomos në proçesin e numërimit të të gjithë atyre vagonëve të trenave të koaliçioneve, më e pakta që mund të thuhet është: nuk është e lehtë. Tani po të llogarisim ato trena dhe bashkë brenda në çdo vagon lista të hapura dhe po t’i kthehemi pak kohës dhe të shohim sa zgjat numërimi, sot, me lista të mbyllura nuk e di se si dhe kur ne mund të mbarojmë një numërim të pakontestueshëm.”, tha Rama.

 

“Açarimi” i opozitës

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi, u bë dje protagonist i një përplasjeje me deputetët e maxhorancës dhe veçmas me kreun e parlamentit Gramoz Ruçi, lidhur me fatin e Reformës Zgjedhore. Duke e etiketuar si “Draft i njëanshëm i pazarxhinjve” ai tha se dokumenti është dorëzuar në mënyrë të fshehtë. “Ka ardhur koha ti jepni fund lojrave të pista e teatrit politik me firma dhe depozitime në 12 të natës. Shqiptarët meritojnë një system zgjedhor ku të zgjedhin me votë të lirë përfaqësuesit e tyre në këtë sallë. Pislliqet e atyre që ju akuzojnë ditën dhe flirtojnë me ju natën …”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.