Standard.al

“Situatë pesimiste”/ Ironia e Lazimit: Jemi në PPP-të numër 2, pandemi, papunësi dhe pabarazi

0

I ftuar në emisionin ”Ekopolitikë” në ”RTV Ora”, eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi tha se vendi ndodhet në një zonë në të cilën kemi një ekonomi sa pandemike aq edhe anemike.

Në mënyrë ironike, ai tha se jemi në PPP-të numër 2, pandemi, papunësi dhe pabarazi.

Majlind Lazimi: ”Jemi futur tashmë në një zonë ku kemi një ekonomi sa pandemike aq edhe anemike. Madje në mënyrë ironike mund të them që jemi në PPP-të numër 2. Kemi njëkohësisht pandemi, papunësi dhe pabarazi e cila do thellohet. Mendoj se vala e goditjes ekonomike ndaj ekonomisë shqiptare po edhe ndaj xhepave të familjeve shqiptare, është diçka që do ashpërsohet, thellohet, dhe do jetë më e ndjeshme dhe më e prekshme në muajt në vazhdim. Fatkeqësisht nëse kësaj do t’i shtohet emergjenca shëndetësore, që mund të ketë një valë të dytë apo të tretë të Covid ose një lockdown të dytë, atëherë unë besoj se situata do jetë më pesimiste.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.