Standard.al

Shtatë pyetjet që çmontojnë aferën Milot-Fier…

0

Nga Klodian Tomorri

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastruktures Belinda Balluku shpallen garen 1.2 miliarde euro per ndertimin e rruges Milot-Fier duke e cilesuar materializimin e projektit si nje sukses te paprecedente te qeverise shqiptare. Por pertej vetelavderimit te qeverise, celja e gares se koncesionit ngre natyrshem disa pyetje.

1-Kush e ka bere studimin e fizibilitetit ekonomik te rruges, kompania private apo konsulenti i pavarur?

2-Nese studimin e ka bere konsulenti i pavarur, cili eshte ai dhe si eshte perzgjedhur?

3-Kush jane personat e Komitetit te Vleresimit Strategjik, qe kane diktuar projektin dhe studimin e fizibilitetit?

4-A po respektohen standardet e rruges sipas miratimit qe ka bere Ëestern Balkans Investment Frameëork dhe qe ka miratuar ARRSH per kete projekt?

5-Sa parashikohet kosto e shpronesimeve dhe kush e paguan ate?

6- Si mundet nje rruge e kategorise B vetem 115 kilometer e gjate, pjesa me e madhe e te ciles eshte e ndertuar sakaq, te kushtoje 1.2 miliarde euro?

7- Sa eshte shifra reale e detyrimeve kontigjente qe merr persiper buxheti per rrugen?

Keto jane pyetjet te cilave kreu i qeverise dhe ministrja e Infrastruktures duhet t’u kishin dhene pergjigje sot kur shpallen garen. Por ata nuk i japin dot kete pergjigje dhe arsyeja eshte e thjeshte. Studimin e fizibilitetit per Milot-Fier e ka bere kompania qe do te ndertoje rrugen. Ajo eshte grekja Terna S.A. Kjo e ben koncesionin praktikisht nje propozim me oferte te pakerkuar. Rrjedhimisht koncesioni eshte i paligjshem sepse ligji shqiptar i ndalon ofertat e pakerkuara ne infrastrukture.

Pra nuk ka konsulent te pavarur per fizibilitetin ekonomik. Nuk ka Komitet Strategjik qe ka vleresuar projektin. Gjithcka eshte bere nga vete kompania greke. Pertej kesaj, propozimi ka ulur standardin e rruges ne kategorine B dhe ka fryre koston ne 1.2 miliarde euro. Mbi koston e fryre eshte percaktuar tarifa rekord e kalimit 7.5 euro per 100 kilometer. Keto jane pyetjet qe kerkojne pergjigje tani, por ne vijim do te kete te tjera. Sepse nje veper 1.2 miliarde euro, qe nis me devijime te medha ligjore ngre shume pyetje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.