Standard.al

Listarë deputetë, loja ka mbaruar!

0

Nga Elmaz Sherifi

Kur opozita reale dorëzoi mandatet, Rama u tha “rrugë të mbarë se u vetasgjësuat”! Shqipëria nuk mbetet pa opozitë. Ju jeni opozita politike e rrugës, ne kemi “opozitën e re parlamentare”!

Koha vërtetoi sa i gabuar ishte mendimi i filozofit surrelist, kur “krijoi”dy opozita dhe parashikoi eleminimin e opozitës reale dhe të Bashës e Monës, apo artistit dhe fallxhores- si kishte qejf t’i trajtonte me ironi. Por, nuk kaluan shumë kohë dhe filozofi surrelist pranoi dhe krijoi Këshillin Politik me katër anëtarë. Vendimet e marra me konsesus nga ky institucion i sajuar, janë të detyruara t’i votojë Komisioni i Reformës Zgjedhore dhe parlamenti.

Deputetët Listarë ende nuk e kanë kuptuar, se prej atij momenti, filozofi surrelist e “nxori në rrugë” opozitën parlamentare me deputetë listarë, dhe riktheu në tryezë “opozitën politike” e cila etiketohej si opozita e rrugës. Pasi i keqpërdori për herë të fundit me organizimin e “kryengritjes në gjunjë”, për të mos e miratuar Marrëveshjen Politike në Seline e Ambasadores Kim, dje në Kuvend u dha shuplakën kur paralajmëroi se nuk mund ta ndryshojnë kushtetutën “listarët deputetë” e për rrjedhojë nuk do të ketë as lista të hapura e do të ketë koalicione parazgjedhore.

Tani shqiptarët besoj e kanë kuptuar se “makina politike” po ecën mbrapsht. Filozofi surrelist ka filluar të heq dorë nga “paditë e shpifjes” nga fitimi i të cilave do të ndërtoheshin kopshte e shkolla. U terhoq padia e gazetarit të Bild, e pas saj edhe ajo ndaj Ramushit.

Opinioni përfunduar i Komisionit të Venecias dhe Amendamenti i Parlamentit Europian e ka trullosur keq atë dhe deputët listarë.

Sepse tani do të bien një e nga një “ushtarët e keshtjellës”. Një vit më parë Palmer deklaroi se zgjedhjet vendore duhet të bëhen më 30 qershor, dhe kush nuk është dakord-përforcoi ai, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetutese!? Duke deklaruar se ankesa për zgjedhjet vendore, le të bëhet Gjykata Kushtetutese, Pal- merr, e legjitimoi dekretin e presidentit. Prandaj, sipas parimeve të shtetit të së drejtës, zgjedhjet vendore duhej të zhvilloheshin pasi të shqyrtohej ankesa e Ramës në Gjykatën Kushtetutese. Por asnjë subjekt që nuk ishte dakord me dekretin e presidentit, nuk ka bërë ankesë në Gjykatën Kushtetutese dhe zgjedhjet u zhvilluan pa u zbatuar Dekreti i presidentit, që i ka dekretuar zgjedhjet vendore më 13 tetor.

Edhe Glover, kryetare e misionit të minitorimit të zgjedhjeve nga ODHIR-OSBE, deklaroi se kompetente për shqyrtimin e dekretit është vetëm Gjykata Kushtetutese. A e kuptojnë tani në PS, se sa e gabuar është teza e Pal-mer, se ata që nuk pranojnë rezultatin e zgjedhjeve vendore duhet të ankohen në Gjykatën Kushtetutese? Prandaj ankesën në Gjykatën Kushtetutese duhej ta bënin subjektet zgjedhore që kundërshtonin dekretin, jo ata qe do të kundërshtonin, sipas Pal-merr rezultatin e zgjedhjeve vendore.  Sepse zhvillimi i zgjedhjeve vendore pa respektuar dekretin e presidentit të botuar në fletoren zyrtare i shpall ato të pavlefsheme. Ketë anomali pritet ta zgjidhë Gjykata Kushtetutese e cila mendoj se do te plotësohet tani që KED programoi Opinionin Perfundimtar të Komisionit të Venecias.

Deputetë listarë kuptojeni. Misioni juaj ka përfunduar. Konflikti institucional artificial midis kryetarit të shtetit dhe kryetarit të qeverisë po përfundon. Kuvendi i Sajuar e miratoi edhe Kryetarin e KLSH. Mos u deshperoni! Flozofi surrelist Metën e konsideroi presidentin më të mirë. Tani nuk e etiketon si Haxhi Qamilist. Po e kryen vetë ate rol, duke u keqpërdorur edhe juve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.