Eksperti i ekonomisë: Me gjithë këto borxhe që ka marrë Rama, kushdo të vijë në pushtet e ka të vështirë të zbatojë politikat e veta

0
190

I ftuar në emisionin Ekopolitikë në RTV Ora nga gazetari Besart Kadia, eksperti i ekonomisë Panajot Soko tha se me sasinë e borxheve që është marrë deri më sot, çdo qeveri  do e ketë të vështirë të zbatojë politikat e saj ekonomike.

Panajot Soko: ”Sot nëpërmjet këtyre gjithë aktiviteteve ekonomike financiare që ka kryer qeveria që aktualisht në pushtet, ka dislokuar të gjitha resurset që zhvillon buxheti i shtetit përgjatë një periudhe viti fiskal. Me sasinë e borxheve që kemi marrë ne deri më sot, i kemi pamundësuar çdo qeverie që do vijë më pas, për të krijuar politika të veta të pavarura. Nuk ka më për shkak të faktit se të gjitha lekët që shkojnë në buxhetin e shtetit, e kanë një destinacion, pra janë pagat, pensionet, pagesat dhe detyrimet.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here