Standard.al

Dalin detaje/ Publikohen fotot e nënës me dy vajzat e saj…shkaku i vdekjes…

0

Është zbardhur shkaku që ka çuar në vdèkjen e Zhaneta dhe Anisa Josifit, të cilat u gjetën mbrëmjen e djeshme në zonën e Kombinatit në Tiranë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vdèkjen e tyre e ka shkaktuar një argjërim i gjatë që ato kanë pasur, duke mos u ushqyer prej kohësh.

Muajin e fundit fqinjët kanë dyshuar se brenda kësaj banese dicka kishte ndodhur për shkak të erës së rëndë të dekompozimit të trupit të 33-vjeçares e cila shpërndahej në gjithë apartamentet.

Mësohet se banorët e shkallës ku jetonin nëna me dy vajzat kanë komunikuar me bashkinë se mendonin se era e rëndë vinte nga tubacionet e ujërave të zeza. Sipas dëshmive që ka mbledhur policia nga familjarë të Familjes Josifi, ata nuk kanë pasur asnjë kontakte me Anisën, vajzën që u gjet e pajetë që nga fundi i janarit, kohë kur dyshohet dhe që të ketë ndërruar jetë.

Publikohen fotot e nënës me dy vajzat e saj

Në këtë fotografi shfaqet Zhaneta Josifi me dy vajzat e saj, të ndjerën Anisa dhe Blertën që ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Policia gjeti në apartamentin e tyre në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, vajzën Anisa të vdekur prej kohësh, të dekompozuar dhe të lyer me vaj e uthull nga nëna e saj dhe motra; gjeti trupin e mamasë, Zhanetës, të vdekur dhe Blertën thuajse në grahmat e fundit.

Të trija kishin kohë të paushqyera. Dyshimet janë të forta se ato ishin ndjekëse të një besimi fetar, pasi në apartamentin e tyre ishin gjetur material propagandistike fetare.

Kryefamiljari kishte ndërruar jetë pesë vite më parë në Përmet dhe pas vdekjes së tij, nëna me vajzat qenë transferuar në Tiranë, në një pallat pas gjimnazit “Myslym Keta”.

Ishte vëllai i 57-vjeçares, Zhaneta Josifit, që ka telefonuar Policinë për t’i njoftuar se e motra dhe me të bijat nuk u përgjigjeshin prej ditësh në telefon dhe nuk ishin askund.

Policia dhe zjarrfikësit më pas kanë hyrë nga dritarja e shtëpisë, ku janë gjetur para një tragjedie: nëna  e vdekur, njera vajzë e dekompozuar, mbuluar me batanije në dhomën tjetër dhe vajza tjetër, gjallë, por rëndë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.