Standard.al

Champions dhe Europa League/ Ceferin: I duam tifozët në stadium, por s’mund të rrezikojmë sigurinë e tyre

0

Presidenti Aleksandër Ceferin ka deklaruar për Agjencinë Spanjolle të Lajmeve se UEFA shpreson që faza “Final Eight” e Champions League dhe Europa League në muajin gusht, të luhet në praninë e tifozëve.

“Jemi në kontakt autoritetet portugeze dhe gjermane. Të martën kam biseduar personalisht me kryeministrin portugez. Ne do të ndjekim rekomandimet e autoriteteve dhe do të marrim një vendim së shpejti, me shumë mundësi para shortit që zhvillohet me 10 korrik. Do të donim që tifozët të jenë të pranishëm, por nuk mund të rrezikojmë sigurinë e atyre që përfshihen në ndeshje”, është shprehur Ceferin për EFE.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.