Standard.al

Bie ‘Bjarke Ingels’, Bashkia e Tiranës hap tender 60 mln lekë për projektin e Teatrit të ri Kombëtar

0

Bashkia Tiranë heq dorë nga projekti i hartuar nga arkitekti danez Bjarke Ingels dhe hap tender me vlerë 60,317,899 lekë nga Buxheti i Shtetit për projektin e Teatrit të ri Kombëtar.

Pas prishjes së ndërtesës, Veliaj deklaroi në publik se Fusha ia kishte falur Bashkisë projektin e Ingles.

Bashkia Tiranë ka përcaktuar 7 ditë kohë për dorëzimin e ofertave nga palët e interesuara. Fituesi i tenderit do të shpallet me 14 korrik. Burimi i financimit është nga buxheti i Bashkisë Tiranë.

Pas realizimit të projektit, Bashkia Tiranë do marrë 30 milionë euro borxh, me garant qeverinë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj 2020, pas miratimit në fshehtësi të vendimit numër 50, datë 14 maj 2020 të Këshillit Bashkiak.

Shembja e Teatrit Kombëtar u dënua nga europarlamentarët, të cilët kërkuan hetim për dhunën dhe arrestimin e protestuesve, gjatë seancës plenare të Komitetit të Jashtëm të PE-së, më 22 qershor./OraNews.tv

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.