Standard.al

Angelina Jolie i frikësohet koronavirusit, fotografohet duke…

0

Angelina Jolie është parë duke bërë blerje bashkë me vajzën Vivienne, 11 vjeçe.

Ishte hera e parë që aktorja ishte parë që nga mesi i muajit mars, pasi ajo dhe 11-vjeçarja mbanin maska për të mbrojtur veten ndërsa po bënin blerje në Los Angeles, shkruan TheSun.

Kjo erdhi një ditë pasi ish-partneri i saj, Brad Pitt ishte parë duke u larguar me shpejtësi nga shtëpia e saj me motoçikletën e tij.

Aktorja, 45 vjeçe, është parë e veshur me një fustan të gjatë të bardhë dhe këpucë kafe, të kombinuara me një çantë të zezë.

Përveç maskës së saj gri, Angelina gjithashtu u sigurua edhe me disa doreza blu. Vogëlushja e saj bëri të njëjtën gjë pasi të dyja kalouan ca kohë për të bërë blerje.

E gjithë kjo vjen menjëherë pasi Brad, 56 vjeç, u pa duke u larguar me shpejtësi nga rezidenca masive 24 milionë dollarë e Angelinës pas takimit dy-orësh me ish-gruan e tij.

Ylli i “Once Upon a Time in Hollywood” u pa në lagjen e Angelinës me motor e tij, por ai u sigurua të qëndronte i sigurt.

Së fundi, aktorja në një intervistë tha se u nda nga Brad për mirëqenien e familjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.