Standard.al

Zbardhen detajet e para/ Si u gjetën pa jetë nënë e bijë, vajza tjetër në gjendje të rëndë

0

Policia ka zbuluar detajet e para nga ngjarja e rende ne Kombinat ku nënë e bijë u gjetën pajetë në banesë.

Djali i familjes, eshte ai që ka njoftuar policinë se motra nuk i përgjigjej në telefon.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar.

Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.