Të mbyllura që nga marsi, Rio de Janeiro rihap restorantet dhe lokalet

0
116

Restorantet, kafenetë dhe lokalet në Rio de Janeiro u rihapën sot pas tre muajve pasivitetit për shkak të krizës së koronavirusit, një kthim gradual në normalitet, i konsideruar i parakohshëm nga ekspertët.

Për këtë fazë të re të rifillimit të aktivitetit, këto biznese, të autorizuara vetëm për të operuar me dërgesat në shtëpi, tani mund të mirëpresin klientë deri në 50% të kapacitetit të tyre të pritjes, me dy metra midis secilës tryezë dhe mundësisht në hapësira të hapura.

“Nuk ka asgjë për të festuar, ne kemi qenë të angazhuar në këtë luftë që nga marsi”, tha kryebashkiaku i Rios, Marcelo Crivella.

“Rënia e kërkesës për shtretër në kujdesin intensiv dhe stabilizimi i numrit të vdekjeve, sinjalizojnë se kishim arritur një kulm të zymtë në maj, para se të vinim në nivelet aktuale”, shtoi ai.

Kjo rihapje u përgjigjet shqetësimeve ekonomike, ndërkohë që shumë prej këtyre bizneseve, të mbyllura që nga fundi i marsit, janë në vështirësi ekstreme financiare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here