Standard.al

Shtimi i infektimeve me Covid-19/ Specialistët kritikojnë ashpër qeverinë, Klosi ‘mohon’ përgjegjësinë: Po hapni panik

0

I ftuar në “Çim Peka LIVE”, ministri i Turizmit Blendi Klosi ka debatuar me specialistin e Shëndetit Publik Erion Dasho sa i përket rritjes së numrit të infektimeve me Covid-19 në vend.

Mjeku deklaroi se pandemia i ka dalë qeverisë jashtë kontrollit, ndersa Klosi u justifikua duke thene se eshte vetem panik i perhapur nga mediat.

Pjesë nga debati në studio:

Klosi: Patëm rezultate të jashtëzakonshme, por përsëri situata është nën kontroll. Kolapsin e sistemit shëndetësor ne e kemi shmangur. Njerëzit të jenë më të ndërgjegjësuar dhe të respektojnë gjithmonë e më shumë bazimet bazë që dimë nga kjo pandemi.

Dasho: Kishim 13 raste në ditë mesatarisht, sot kemi 60 raste ditore. Kemi vetëm 30 vdekje në 2 javëshin e fundit të qershorit. Është momenti kur situata del nga kontrolli. Nuk e ndihmuan qytetarin por e stresuan. Bota ka thënë sëmundje. Shteti e ka lënë baltë, ndërsa qeveria nuk po i ndihmon. Ky është realiteti.

Klosi: Realiteti në këndvështrimin e një individi. Ky është paniku.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.