Shkencëtarja: Vaksina kundër COVID-19 do të ofrojë mbrojtje afatgjatë…

0
112

Sarah Gilbert profesoreshë dhe njëkohësisht eksperte me famë botërore që drejton një ekip nga Universiteti i Oksfordit që po krijon një vaksinë anti-Covid është shprehur se vaksina mund të sigurojë një zgjatje të mirë të imunitetit.

 

 

Prej kohësh tashmë është ngritur shqetësimi nëse vaksina kundër koronavirusit mund të ofrojë imunitet të përhershëm apo vetëm për disa muaj apo vite. Gilbert i tha Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë se mund të ketë një rezultat më të mirë nga një vaksinë sesa imuniteti natyror i fituar kur individët thjesht shërohen nga një virus.

‘Vaksinat kanë një mënyrë të ndryshme të përfshirjes me sistemin imunitar, dhe ne i ndjekim njerëzit në studimet tona duke përdorur të njëjtën lloj teknologjie për të bërë vaksinat për disa vjet, dhe vazhdojmë të shohim reagime të forta imune, “ u shpreh ajo.

Po ashtu, Sarah Gilbert shtoi se kjo është një çështje që duhet ndjekur me kalimin e kohës, pasi nuk mund të dihet asgjë e sigurt pa pasur të dhëna të plota.

“Por jemi optimistë bazuar në studimet e mëparshme që do të shohim një kohëzgjatje të mirë të imunitetit, të paktën për disa vite, dhe ndoshta më i mirë sesa imuniteti i fituar natyrisht,” shtoi Gilbert.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here