Standard.al

“Shënime me përmbajtje fetare dhe shenja të keq ushqyerjes”, flet Drejtori i Policisë: Çfarë ndodhi sot në Kombinat?

0

Detaje te renda jane zbuluar ne ngjarjen e Kombinatit, ku nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç u gjetën të pajeta.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, tha se në vendngjarje u ngrit menjëherë një grup pune, me ekspertë mjekoligjorë, të cilët kanë gjetur shënime fetare brenda banesës. Po ashtu ai pohoi se tek vajzat ka pasur shenja të mos ushqyerjes.

Jaupi konfirmoi se bëhej fjalë për dy vajza të arsimuara, por pavarësisht shkollës, ishin të papuna.

“Është gjetur një 33-vjeçare dhe e ëma të cilat janë pa shenja jete. U krijua grupi hetimor me dy ekspertë mjeko-ligjorë, dy oficerë dhe po kryen veprime në vendngjarje. Paraprakisht eksperti mjeko- ligjor komunikoi, dhe dy viktimat nuk kanë shenja jete, por mendohet që mund të jenë vetëflijuar. Grupi hetimor po vazhdon hetimet. Jemi në hetime intensive, menjëherë do iu njoftojmë konkluzionet.

Ju thashë që mendohet për vetëflijim. Për këtë ne po grumbullojmë materialet, prova, në ambientet e banesës. Kemi gjetur shënime fetare. Do bëhet ekspertiza. Dy vajzat kanë qenë të arsimuara, kanë mbaruar shkollën e lartë por ishin të papuna. Ka shenja të mosushqyerjes tek vajzat në ditët e fundit”,- tha Rebani Jaupaj.

Familjaret dhe fqinjët kanë njoftuar dhe para 3 javësh policinë me pretendimin se kishin javë që nuk i shihnin gruan dhe 2 vajzat. Policia e zonës mori kontakt me familjen Josifi dhe ato i thanë që është zgjedhja e tyre personale për të mos dalë nga banesa.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.